Telegrafi

Kapet Robert De Niro i rrejshëm

Policia në qytetin lindor rumun Iasi, ka bërë të ditur se personi në fjalë ishte i veshur si aktori i Hollywoodit, dhe kishte syze çfarë i bart ai, mirëpo kjo nuk i ka mjaftuar për ta mashtruar policinë.

"E dinim se Robert de Niro nuk do të voziste vetëm veturën në këtë pjesë të shtetit tonë. Dhe kështu e kuptuam se bëhet fjalë për një mashtrues”, kanë thënë burimet e policisë.

Pas verifikimit policor është bërë e ditur se personi në fjalë është pjesëtar i një bande kriminelesh, e cila i furnizon njerëzit nga Moldavia me dokumente të rrejshme, duke iu mundësuar atyre të futen në Evropën Perëndimore.