Policia arrestoi 30-vjeçarin Ervin Hysa, polic i repartit të Sigurisë së Brendshme dhe Ceremonialeve në Tiranë, në makinën e të cilit u kap droga dhe u sekuestrua edhe pistoleta tip Beretë.
Policia bëri ndalimin e Hysës pas marrjes së informacioneve dhe kontrollit të bërë në makinë, ku u gjetën 9 pako të mëdha, në formë katrore të mbështjella me letër natriban, me peshë të ndryshme, në të cilat kishte marihuanë.
Nga kontrolli në vendin ku mbahet goma rezervë, u gjetën edhe dy pako të tjera me madhësi të ndryshme, të mbështjella me letër natriban. Polici e kishte blerë drogën në Lazarat, dhe do ta transportonte drejt Tiranës./Telegrafi/