Site icon Telegrafi

Kapet pitoni më i gjatë në botë (Foto)

Pitoni birmanez konsiderohet si gjarpri më i gjatë në botë. Megjithatë pitonin që e kanë kapur së fundmi një grup shkencëtarësh, është shumë i gjatë.

Shkencëtarët kanë kapur një piton femër në Florida, që është 5.1 metra i gjatë dhe peshon mbi 63 kilogramë dhe brenda kishte 73 vezë, transmeton Telegrafi.

Ky gjarpër është pitoni më i gjatë që është gjetur në parkun Big Cypress në pjesën perëndimore të Miamit.

E fotografia e postuar në Facebook, tregon më së miri për çfarë përmasash bëhet fjalë. Aty shihen katër shkencëtarët duke mbajtur reptilin gjigant që vërtetë dukej i frikshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version