Hulumtuesit e kanë kapur një peshk të frikshëm në brigjet e Tajvanit, i cili ka mundësi ta nxjerrë tërë nofullën nga goja.
Në këtë formë, mund të kafshojë edhe prenë që është shumë më e madhe se vet dhe ta gllabërojë në tërësi, transmeton Telegrafi.
Kjo është hera e pestë që nga 1986, prej kur u zbulua kjo krijesë, që është kapur sërish nga njerëzit.
Dhëmbët e hollë dhe të mprehtë, janë veçanti tjetër e këtij peshku që jeton deri në 400 metra thellësi. /Telegrafi/