Telegrafi

Kapet personi që kreu vjedhje në shtëpinë e 80 vjeçares në Veles

Personi që ka kryer vjedhje në shtëpinë e gruas 80 vjeçare nga Velesi është arrestuar dhe është identifikuar nga ana e pronares së dëmtuar nga vjedhja.

“Kryerësi, siç informojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë, është i akuzuar se mbrëmë me maskë ka hyrë në shtëpinë e 80 vjeçares, duke kërkuar para nga ajo nën kërcënim të pistoletës. Ajo ka thënë se nuk ka para, ndërsa ai më pas e ka lidhur në karrige dhe në një çantë ka gjetur 9.000 denarë dhe ka ikur”, thuhet në kumtesën e policisë.

Me propozim të Prokurorit publik të velesit, të akuzuarit i është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh për shkak të rrezikut për ikje dhe përsëritje të veprës./Telegrafi/