Site icon Telegrafi

Kapet një ton drogë, në pranga dy shqiptarë dhe një italian

Një ton marihuanë është kapur në brigjet e Santa Maria të Leuca, në Leçe të Italisë.

Sipas mediave italiane mësohet se nga ky operacion kanë rënë në pranga dy shqiptarë nga Vlora dhe një shtetas italian.

Trafikanët të cilët udhëtonin me një motorskaf 10 metra të gjatë u arrestuan nga policia, pas një ndjekje për të mos i ndaluar Guardia Di Finanza, transmeton Klan TV.

Shqiptarët e arrestuar janë me inicialet A. M. 34 vjeç, E. A. 30 vjeç nga Vlora dhe M.G. 65 vjeç nga Italia.

Ata akuzohen për trafik ndëkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni është kryer nga Guardia di Finanza, e cila ka bërë të mundur konfiskimin e një sasie të madhe droge.

Exit mobile version