Qendra rajonale për punë kufitare ”Veriu” ka ngritur kallëzim penal ndaj S. K (21) nga Shqipëria nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ”falsifikim dokumentesh”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollit të pasaportës në vendkalimin kufitar në Tabanoc, u konstatua se dokumenti i udhëtimit i S. K ishte i dëmtuar, respektivisht ngjitje e një pjese dokumenti tjetër në dokument tjetër, me qëllim të heqjes së shenjës për ndalim të hyrjes në BE.
Prandaj, në Gjykatën themelore të Kumanovës, S. K i është shqiptuar masa e kujdesit. Duke filluar nga sot, shtetasi duhet të paraqitet në gjykatë çdo të hëne dhe do të vazhdojë deri sa të jetë e nevojshme./Telegraf