Me datë 13.11.2023 në ora 19:30 në fshatin Kërçovë Strogomishtës së lartëm, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Kërçovë kanë ndaluar H.F.(44) nga i njëjti fshat.
“Ai me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “Prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg i drogave narkotike, prekursorë të substancave psikotrope” nga neni 215 të Kodit Penal.
Personi është dërguar në burgun e Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Telegrafi/