Serbët e Zveçanit, kanë arritur ta zbrazin mallin kontrabandë nga kamioni, bëjnë të ditura burime të Telegrafit.
Pak minuta më parë, ata janë përleshur me Policinë e Kosovës për ta penguar mallin dhe kamionin që ta dërgojnë në Terminalin i cili gjendet në jug të Mitrovicës.
Mirëpo, Policia e Kosovës nuk ia ka arritur që të marr kamionin së bashku me mall – tani ata janë duke vëzhguar situatën vetëm si spektatorë.
Ndryshe, ky kamioni është nën pronësinë e Dragan Nedelkoviq-(Katolike).
Ai ka qenë kryetar i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, tani ka magazina të pijes në Zveçan që kanë të bëjnë me kontrabandën. /Telegrafi/
————————————————————————–
Kapet një kamion me kontrabandë në Zveçan, serbët kundërshtojnë konfiskimin e tij
Mbi 20 serbë janë tubuar në hyrje të Zveçanit, rreth një kamioni i cili po barte pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia.
Ata janë duke penguar Policinë e Kosovës që këtë kamion ta dërgojë në terminalin që ndodhet në jug të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.
Madje, siç mëson Telegrafi, ata janë duke u përplasur me Policinë e Kosovës, duke tentuar të zbrazin kamionin.
Kamioni është nën pronësinë e Dragan Nedelkoviq.
Ai ka qenë kryetar i Organit të Përkohshëm të Zveçanit, i cili tani ka një depo të pijes në Zveçan.
Telegrafi është munduar që të kontaktoj me Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, mirëpo kjo ka qenë e pamundur. /Telegrafi/