Site icon Telegrafi

Kapet një i dyshuar për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore në Pejë

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas disa veprimeve hetimore/operative, sot kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Pejës.

Gjatë operacionit janë kontrolluar tri barnatore nën dyshimin se ishin duke shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Operacioni ka qenë i koordinuar së bashku edhe me inspektorët farmaceutikë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqi.

Në vendin e ngjarjes nga inspektoret farmaceutik me procesverbal janë konfiskuar sasi e barnave te gjetura.

I dyshuari M.B., (1992), mashkull kosovar, është shoqëruar në zyrat e NJRHKEK-Pejë, ku është intervistuar në prezencën e avokatit. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar rastet “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” dhe “Tregtia e ndaluar”.

Për rastin është njoftuar prokurori i çështjes nga PTH-Pejë, i cili ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë për të dyshuarin.

Exit mobile version