Site icon Telegrafi

Kapet një breshkë e rrallë në Shqipëri

Një breshkë e një lloji të veçantë dhe me një peshë prej 20 kilogramë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Fierit.

Sherif Durmishi, që ishte duke peshkuar në atë zonë, tha se breshka nuk ishte në gjendje të mirë dhe ndaj kanë njoftuar Qendrën e Peshkimit në Radhimë.

Specialistët janë duke u marrë me këtë specie të rrallë që mbërrin në brigjet shqiptare.

Këto lloj specie gjenden në det nga peshkatarët, të goditura nga anijet, ose të sëmura. /Tch/

Exit mobile version