Një shtetas i Shqipërisë është arresutar, si i dyshuar se ka transportuar narkotikë, kurse dy shtetas të Maqedonisë, nga Gostivari, janë mbajtur në bisedë informative, përcjell Telegrafi Maqedoni.
SPB e Tetovës bën të ditur se gjatë tentimit të legjitimimit të M. D (27) nga Shqipëria në lagjen Mllaki të Gostivarit, i njëjti ka tentuar që t’i ikë policisë. Ai ka hedhur një qese najlloni dhe çantë udhëtimi, në të cilën janë gjetur rreth 4 kilogram marihuanë.
I njëjti person është arrestuar në një objekt hotelierik në fshatin Dobri Doll të Gostivarit. Gjatë aksionit policor janë arrestuar edhe një 18 vjeçar dhe një 53 vjeçar./Telegrafi/