Site icon Telegrafi

Kapet në Republikën Domenikane 29-vjeçari shqiptar me dy çanta të mbushura me kokainë

Në Republikën Domenikane, autoritetet kanë vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi dyshohet se ka tentuar të trafikojë kokainë drejt Madridit në Spanjë.

Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Drogës (DNCD) tha se shqiptari u ndalua pasi gjatë kontrollit me rreze X të bagazheve të tij zbuloi drogën e fshehur brenda dy çantave.

Me hapjen e valixhes e parë, u gjetën disa veshje dhe një çantë shpine, me 19 pako me kokainë, ndërsa nga kontrolli në valixhen e dytë u zbulua një tjetër çantë shpine me 21 pako kokainë.

Prokuroria Publike dhe DNCD kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në dërgesën e dështuar të drogës, ndërsa 29-vjeçari u dorëzua në polici për ndjekje penale.

DNCD sekuestroi gjithashtu një çantë me 36,100 pesos domenikan dhe një iPhone që i përkisnin shqiptarit. /Telegrafi/

Exit mobile version