Një qytetar nga Konispoli rreth të 50-ve ka tentuar të kalojë përmes pikës së kalimit kufitar në Kakavijë pasi dispononte një test COVID-19 pozitiv.
Ai pretendoi se nuk ishte dakord me rezultatin pasi në kllapa formulari i përgjigjes kishte edhe përshkrimin i dyshuar.
Qytetari shoqërohej nga një tjetër pasagjer po nga Konispoli i cili rezultonte negativ, sipas testit por të dy janë gjobitur nga policia dhe janë kthyer pas ndërsa janë njoftuar autoritetet e epidemiologjisë për ndjekjen e mëtejshme të rasteve dhe verifikimin e gjendjes shëndetësore të personave, rrethit të tyre të kontakteve. /TCH/