Më 2 dhjetor të 2002, Mimoza Lugjaj, atëherë shefe e kontabilitetit kishte arritur të grabiste një shumë të konsiderueshme parash nga zyra e ekzekutivit të gjykatës në Kavajë dhe më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
47-vjeçarja nga Peshkopia, prej vitesh ishte rezidente në qytezën e vogël italiane Alesandria. Agjentët e policisë italiane kishin rënë në gjurmët e gruas që prej muajit prill.
Mimoza Lugjaj u arrestua më 8 qershor dhe tashmë ndodhet në burgun e Vercellit në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin me 5 vjet burg, raportoi BW./Telegrafi/