Një djalë i ri u kap duke kthyer paratë që kishte vjedhur nga një arkë pasi pa kamerën e vëzhgimit në dyqanin e familjes së tij.
Pamjet tregojnë djaloshin nëntë vjeçar, me nofkën Stamp në dyqanin e familjes, në provincën Saraburi në Tajlandë më 9 mars, përcjell Telegrafi.
Ai shkon drejt arkës para se ta hapë dhe të nxjerrë disa kartëmonedha.
Por ndërsa largohet, duket se i kujtohet dhe kthehet dhe shikon drejtpërsëdrejti nga kamera.
Ai shpejt kthehet në arkë dhe i kthen paratë përpara se të ngrihet dhe të përballet sërish me kamerën. /Telegrafi/