Telegrafi

Kapet në Durrës 40-vjeçari me 10 kg drogë

Burimet policore, raporton ‘Shekulli’ bëjnë të ditur se 40 vjeçari Artist Metaj është ndaluar nga një postobllok policie në afërsi të “Urës së Dajlanit”. Nervozizmi i treguar nga 40 vjeçari gjatë kontrollit të policisë i ka shtyrë forcat e rendit të kontrollojnë imtësisht automjetin e Metajt, brenda të cilit janë gjetur 10 kg kanabis sativa të ndarë në 10 pako.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e drogës së kapur në makinë si dhe automjetin tip “Ford” me targa “AA 942 CK”, me të cilin Metaj po transportonte sasinë e kanabisit.

Burime nga komisariati i Durrësit bëjnë të ditur se po punohet për të zbuluar persona të tjerë që mund t’i kenë siguruar 40 vjeçarit Metaj lëndën narkotike. Ndërkohë materialet në ngarkim të shtetasit nga Gjirokastra i kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit. /Telegrafi/