Oficerët doganor gjatë kontrollit të një autobusi të linjave ndërkombëtare kanë gjetur dhe konfiskuar 571 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Oficerët doganor kanë ndaluar në Merdarë autobusin e linjës Gjermani-Kosovë gjatë hyrjes në Kosovë, pas kontrolleve fillestare të rregullt oficerët doganor në një valixhe krahu kanë gjetur një sasi rreth 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
Pas kontrolle shtesë të valixheve dhe autobusit, janë gjetur edhe 20 paketime me sasi rreth 571 gramë narkotikë të llojit kokainë.
Rasti është dorëzuar tek policia për hetime të mëtejme. /Telegrafi/