Në lumin Kama që ndodhet në Udmurt të Rusisë, është kapur një peshk bizar që duket sikur të jetë mutant.
Peshkatari ka mbetur i frikësuar me të parë prenë e çuditshme, që ka dhëmbë të mprehtë si të piranës kurse trupin sikur të ngjalës, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet çfarë është kjo krijesë monstruoze, që përngjanë shumë me ‘peshkun e përgjumur’.
Ky i fundit ka fytyrë dhe trup të ngjashëm me peshkun e kapur, por se jeton në lumenj të Shteteve të Bashkuara.
Kjo gjallesë që ka 20 centimetra, i është dorëzuar një instituti për hulumtime biologjike për studime të mëtutjeshme. /Telegrafi/