Site icon Telegrafi

Kapet krijesa misterioze 295 kilogramë, të cilën e kanë kërkuar për më shumë se 40 vite (Foto/Video)

Pas shumë dekadave peshkim në lumin Fraser në British Columbia të Kanadasë, një grup peshkatarësh nga qyteti Lillooet, kanë arritur më në fund të kapin peshkun e bardhë që peshon plotë 295 kilogram i njohur me nofkën hundë derri.

Për përbindëshin tri metra të gjatë, janë thurur legjenda nga banorët e kësaj zone për më shumë se 40 vite, falë madhësisë dhe hundës së çuditshme ngjyrë rozë, transmeton Telegrafi.

Por të martën ky peshk më në fund është kapur, kurse peshkatari 19-vjeç Nick McCabe i cili ka arritur ta zë, është shndërruar në një hero për banorët e këtij vendi.

Askush nuk e di origjinën e hundë derrit, por kjo bishë gjigante besohet të jetë rreth 80 vjet e vjetër duke u bazuar në madhësinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version