Një adoleshent i kapur me kokainë të pastër në vlerë 200,000 funte dhe pothuajse 56,500 funte para të gatshme është dënuar me burg për katër vjet e katër muaj.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Endrit Vishaj kishte marrë drogën në Londër përpara se të grumbullonte parat në një takim të paracaktuar.
Ndërlidhësi 18-vjeçar ishte duke pritur për udhëzime të mëtejshme në një park makinash në Bilston, kur e kuptoi se ishte ndjekur nga oficerët e policisë që e kishin nën vëzhgim rreth orës 18.30 më 27 nëntor të vitit të kaluar, është thënë në Gjykatën e Wolverhampton.
Ai u hodh nga BMW që po voziste para se të largohej, por u kap shpejt pas një ndjekjeje të shkurtër në këmbë.
Kur policia kontrolloi makinën, gjetën dy blloqe me kilogram një kokainë me cilësi të lartë në një qese mbajtëse në pjesën e pasme të pasagjerit dhe një tjetër qese me gati 55,500 funte në të.
Vishaj kishte edhe 1,000 funte të tjera – tarifën e tij për punën – duke e çuar totalin në 56,472 funte.
I pandehuri u tha oficerëve se atij iu dha një BMW dhe një telefon nga i njëjti njeri që i dha atij drogën. /Telegrafi/