Telegrafi

Kapet kallamari i gjatë dhjetë metra

Kallamari i gjatë dhjetë metra, që peshon 149 kilogram, është kapur në rrjetën e një peshkatari.

Duke marrë parasysh se kjo gjallesë deti, zakonisht është sa shuplaka e dorë dhe duhen disa të tilla për të mbushur një pjatë, ky kallamari është shumë i madh.

Krijesa që besohet të jetë femër, i ka befasuar edhe peshkatarët, të cilët kurrë nuk kanë parë diçka të tillë.

“Është vështirë të gjendet ky kallamari edhe po të jetosh tërë jetën në det” ka thënë një peshkatar për Mirror Online. /Telegrafi/