Shtetasi Amarildo Hoxha akuzohet se më datë 4 shkurt 2011 ka qëlluar me armë zjarri babain, Shpëtim Hoxha dhe dy motrat, në banesën e tyre në fshatin Samaticë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur në familje për arsye që ende nuk bëhen të ditura nga policia, pas të cilit shtetasi Hoxha ka qëlluar me breshëri në drejtim të babait dhe dy motrave të tij ku, për pasojë, babai mbeti i plagosur rëndë ndërsa motrat u plagosën lehtë.
Pas plagosjes, Amarildo Hoxha ka mundur t’i shpëtojë policisë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim nga policia për veprat penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armembajtje pa leje".
Policia e Beratit, në bazë të hetimeve të vazhdueshme, ka gjetur dhe sekuestruar armën tip automatik, të cilën 18 -vjeëari e kishte hedhur pas ngjarjes në lumin "Seman", raportoi BW./Telegrafi/