Telegrafi

Kapet hajni që plaçkiti të njëjtin lokal dy herë brenda tri ditësh (Video)

Mark McCormak është identifikuar si plaçkitësi i armatosur, që vodhi dy herë brenda tri ditësh, në të njëjtin lokal ushqimor në Gateshead të Anglisë.

I maskuar dhe me thikë në dorë, 31-vjeçari u largua herën e parë me afro 200 funte, teksa në plaçkitjen e dytë, arriti të grumbullonte 850 funte, transmeton Telegrafi.

Gjatë plaçkitjes së dytë, ai ka kërcënuar dhe një kalimtar rasti, i cili ka arritur të hynte në veturë dhe të largohej. Për fat të mirë, asnjë prej të kërcënuarve, nuk është lënduar.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, kanë bërë që të behet identifikimi i të dyshuarit, që kreu plaçkitje të armatosur, por nuk shkaktoi ndonjë lëndim.

Për tri veprat mbi të cilit ngarkohet, McCormak do të del para drejtësisë më tetë prill. /Telegrafi/