Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, i cili ia kishte vjedhur një personi telefonin celular.
Nga i dyshuari është konfiskuar telefoni dhe i është kthyer prapë viktimës, ndërsa pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton PK-ja. /Telegrafi/