Telegrafi

Kapet gruaja që kishte fshehur 24 qese me heroinë në organin gjenital (Foto)

Në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, është ndaluar një grua nën dyshimin për trafikim me substanca të ndaluara.

Pas kontrollit që i është bërë në organin gjenital të Tabitha Bidgood, janë gjetur 24 qese me heroinë, transmeton Telegrafi.

Paketimet që mbanin doza të caktuara me substancë të fituar në mënyrë kimike, ishin të gatshme për shitje. Sikur këto të dilnin në treg, kjo sasi do të shitej për 50 mijë dollarë.

Së bashku me 26-vjeçaren, që mbante këtë numër rekord të paketimeve në organ të ndjeshëm, policia ka arrestuar edhe një mashkull në të tridhjetat.

Që të dy bashkëpunëtorët, po mbahen në arrest dhe pritet të dalin së shpejti para drejtësisë. /Telegrafi/