Site icon Telegrafi

Kapet grabitësi i një banke në Kërçovë, i dyshuar për gjashtë raste të ngjashme

Foto: Ilustrim

Dje më datë 06.02.2018 rreth orës 14:00 u kap një person që kreu një grabitje të armatosur në zyrat e bankës “Sparkasse” në rrugën “Janko Mihajlloski” në Kërcovë.

Nga ana e policisë janë marrë masa dhe në një kohë të shkurtër është kapur personi me iniciale C.D. (34 vjecarë) nga fshati Livadhi e Strugës.

Në momentin e arrestimit, struganit iu gjetën paratë e vjedhura dhe pistoleta e përdorur për grabitjen.

Pas bisedës me të dyshuarin, u kuptua se personi në fjalë është përgjegjës edhe i gjashtë grabitjeve të ndryshme.

Gjatë kryerjes së këtyre veprave penale, C.D. në mënyrë të paligjshme ka përfituar një vlerë monetare prej rreth 1.200.000 denarëve, ose rreth 20 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version