Telegrafi

Kapet gomonja në Fier, policia rrethon zonën

Mbrëmjen e të martës, policia bregdetare, në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kapën një gomone në zonën e Darzezës, në Fier.

Bëhet fjalë për një gomone rreth 12 metra të gjatë, e pajisur me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.
Nuk dihet ende nëse gomonia po përgatitej për transport të lëndëve narkotike, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur pjestarë të FNSH-së, që kanë rrethuar zonën ku ndodhet gomonia, raporton TCH.

Ndërkohë policë të Guardia di Finanza-s janë ende në det, ku po patrullojnë për të pasur nën kontroll situatën.