Telegrafi

Kapet gomonia me 812 kilogramë drogë, vlera 8 milionë euro (Video)

Falë një bashkëpunimi mes dy policive, asaj shqiptare dhe italiane është bllokuar një gomone, që ishte nisur në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës.

Policia thotë se në ndjekje të mjetit lundrues u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Financa në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Financa të Barit.

Rreth orë 02.10, autoritetet italiane në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi dhe 8 metra të gjatë.

Autoritetet italiane kanë thënë se në gomone ishin 45 pako me marijuanë me peshë 812 kg, ndërsa janë arrestuar dy skafistët 36-vjeçari D. A dhe 38-vjeçari A. B, të dy nga qyteti i Vlorës.

Sipas mediave italiane nëse droga hidhej në treg kapte vlerën e 8 milionë eurove. /tvklan.al/

https://www.youtube.com/watch?v=O3RZtBAvA4Q&feature=youtu.be