Brenda një jave, gjarpri ka hyrë nëpër gypat e kanalizimit dhe i ka kafshuar dy meshkuj derisa po urinonin në tualetin e një lokali në Tajlandë.
Pasi ka ndodhur rasti i parë, pronari e ka kërkuar ndihmën e njësisë për shpëtim, por kur ata kanë arritur kobra është larguar me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Kur u ka sulmua burri i dytë në penis, intervenimi ka qenë më i shpejtë dhe është kapur reptili i gjatë afro një metër.
Mësohet se të dy viktimat që u kafshuan papritmas, janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/