Site icon Telegrafi

Kapet gjakovari që kontrabandonte njerëz në Hungari

Policia kufitare e Hungarisë dhe anëtarët e shërbimit sekret serb në Suboticë kanë arrestuar afër zonës kufitare disa persona që dyshohen për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandimit të njerëzve.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një person nga Gjakova me iniciale XH.F., i lindur më 1965, transmeton Koha.net. Bashkë me të janë arrestuar edhe katër persona tjerë të zonës, që dyshohen të jenë pjesë e grupit.

Ata dyshohen se kanë kontrabanduar njerëz nga Kosova dhe vendet afro-aziatike, dhe për këtë shërbim ata kanë marrë prej 900 deri në 1200 euro për person. Në momentin e kapjes ata kishin me vete shumë telefona, dy automjete dhe 1100 euro.

Exit mobile version