Dominikani Cesar “El Abusador” Emilio Peralta i njohur me nofkën si “mbreti i kokainës” për shkak të dërgesave të dhjetëra tonëve me drogë nga Karaibet për në SHBA dhe Evropë, është arrestuar në Kolumbi, kanë bërë të ditur sot autoritet e Republikës Dominikane.
44-vjeçari është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Kartahen në veri të Kolumbisë, është thënë në konferencën për gazetarëve të cilën e kishte organizuar gjykata e këtij vendi, transmeton Telegrafi.
NEW: Video of Cesar "El Abusador" Emilio Peralta after his capture in Colombia.
Peralta, was wanted by the FBI and once rumored to be the mastermind behind the shooting that wounded David Ortiz.If extradited to USA, he'll answer to federal drug trafficking charges. pic.twitter.com/BDaGpoZWrl
— Anaridis Rodriguez (@Anaridis) December 3, 2019
Rrjeti i kontrabandimit që udhëhiqej nga Peralta, sipas të dhënave të FBI-së ka qenë aktive në Venezuelë, Porto Riko dhe Kolumbi.
Sipas gjykatësit rrjeti i tij është shkatërruar pas një aksioni të gjerë të policisë, ku morën pjesë qindra prej tyre për të arrestuar 18 persona.
FBI kohë më parë kishte ofruar 100 mijë dollarë shpërblim, për të gjithë ata që kishin informacione që do të ndihmonin në kapjen e Peraltas. /Telegrafi/