Telegrafi

Kapet edhe një rrëqebull në Mavrovë

Më 24 shkurt të vitit 2020, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (MED) dhe Parku Nacional ‘Mavrovë’ me kurth kapën një rrëqebull në malin Bistër në afërsi të fshatit Rostushe.

Ky rrëqebull është i katërti me radhë që do të ndjeket me GPS, ndërsa sipas MED, bëhet fjalë për rrëqebull të gjinisë femërore që peshon 15 kilogram dhe është 6-7 vjet e vjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Në Strazhë kapet rrëqebull, i vendoset qaforja me gps

Rrëqebulli mban emrin Lista dhe është rrëqebulli i nëntë që kapet për aktivitete hulumtuese nga Programi për mbrojtjen e rrëqebullit ballkanik e që zbatohet nga vitit 2010./Telegrafi/

Lexo po ashtu Laramania e kafshëve të egra në Mavrovë (Foto)