Shoqëria ekologjike e Maqedonisë (MED) në bashkëpunim me Parkun Nacional – Mavrovë gjatë ditës së djeshme kapën edhe një rrëqebull në afërsi të fshatit Niçpur.
Bëhet fjalë për rrëqebull që peshkon 14.5 kilogramë me moshë 10 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Si të gjithë rreqëbullat e kapur deri tani, edhe ajo është e çipuar në mënyrë që të ndiqen lëvizjet e saj.
Alekandar Pavlov nga Programi për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit thotë se rrëqebulli i kapur është në gjendje të mirë.
Deri tani janë çipuar 10 rreqëbulla edhe atë gjashtë meshkuj dhe katër femra ndërsa sipas informacioneve, ka rreth 100 rreqëbulla që jetojnë nëpër pyjet e Maqedonisë./Telegrafi/