Policia ka arritur ta kapë personin që ka vrarë më 12 maj në St. Gallen shqiptarin nga Kosova, Haki S., 42 vjeçar, transmeton albinfo.ch. I dyshuari për vrasje, siç bën të ditur policia kantonale e St. Gallenit dhe ajo e Thurgau-t është po ashtu nga Kosova dhe ka 59 vjet.
Sipas policisë, kapja e të dyshuarit është bërë duke u bazuar në një numër marrjesh në pyetje të dëshmitarëve dhe një bastisjeje të shtëpisë së viktimës.
Burime të albinfo.ch kishin bërë të ditur se i vrari është H.S. i lindur në fshatin S. të Kamenicës me banim në Gjilan.
Motivi i vrasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme familjare që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të.
Merret vesh po ashtu se i ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune duke lëvizur me lejeqëndrim të Francës
Vrasësi i dyshuar do të mbahet së paku tre muaj nën masat e paraburgimit.