Telegrafi

Kapet duke vjedhur vegla pune në vlerë të 10 mijë euro, policët anglezë e lejojnë të largohet (Foto)

Banorët e një lagjeje të Londrës, njoftuan policinë për një burrë të dyshimtë, që sillej çuditshëm afër furgonit të një hidrauliku.

Me të arritur njësiti, gjeti se ai ka vjedhur vegla pune në vlerë të afro 10 mijë eurove, por nuk e ndaluan dhe e lan të lirë, pasi vetëm e morën në pyetje, transmeton Telegrafi.

“Shikoja i hutuar dhe nuk kisha guxim të dilja përjashta, derisa ai është kthyer sërish pas gjysmë ore dhe po ma boshatiste furgonin” ka thënë Slawek Zareba.

Rikthimi për të boshatisur furgonin

Pronari 42-vjeçar i furgonit, tani më nuk mund të kryejë asnjë punë, ndërsa po ankohet se policët ishin të paaftë ta ndalonin dhe nuk e identifikuan.

Në anën tjetër, sipas një raporti policor, është thënë se për këtë rast ka një të ndaluar, ndërsa po punohet që të dëmtuarit t’i kthehen mjetet e vjedhura. /Telegrafi/