Bashkëshortja është mllefosur dhe ka nisur ta godas burrin, kur e ka parë me dashnoren në një rrugë në Shaanxi të Kinës. Me të kuptuar që ai nuk është beqar, dashnorja është nervozuar dhe e qëlloi shpullë.
Në momentin që e pa me tjetrën, bashkëshortja e kapi për flokë dhe deshi ta rrihte, por ai e mbrojti dashnoren pasi ajo nuk kishte ditur asgjë, transmeton Telegrafi.
Kur e kuptoi se ‘shkatërruesja e familjes’ nuk di gjë, e lëshoi dhe nisi të merrej me burrin e saj.
“Thirreni policinë, sepse ky është tradhtar. Për 20 vjet jam e martuar me të dhe nuk kam ku shkoj”, bërtiste ajo me zë, ndërsa mbante burrin për këmishe.
Meqenëse ishte shumë këmbëngulëse dhe nuk po e lejonte të lëvizte, ai e qëlloi në fytyrë gruan që besohet të jetë në të 40-at.
Nuk dihet si përfundoi kjo histori, ku ai u zbulua keq që ishte në lidhje dyfishe që e mbante fshehur nga të dyja. /Telegrafi/
https://youtu.be/jw65eL40v6U