Site icon Telegrafi

Kapet duke shitur fara kanabisi, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Vaut të Dejës pasi u kap në flagrancë duke shitur fara kanabisi që do të kultivoheshin për t’u trafikuar më pas.

Pas një hetimi disa javor, i riu është kapur në flagrancë në një vendparkim automjetesh. Brenda automjetit të tij u gjetën dhe sekuestruan 100 fara të dyshuara narkotike. Ndërsa pas kontrollit të bërë në banesën e tij, u gjetën 570 gramë kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version