Një burrë është burgosur pasi kishte grushtuar në vazhdimësi qenin e tij në fytyrë në një park publik, transmeton Telegrafi.
Robert Black, 51 vjeç, nga Newbury, Angli, u kap në kamerat e sigurisë duke goditur kafshën pesë herë në Victoria Park të qytetit.
Ai u shpall fajtor për një akuzë se shkaktoi vuajtje të panevojshme te një kafshë e mbrojtur.
Sipas mediave, si pasojë ai u dënua me 23 javë burg dhe iu ndalua mbajtja e kafshëve për 10 vjet. /Telegrafi/