Duke bërë një sy gjumë gjatë një shfaqje patriotike, ky student i Koresë së Veriut ka rrezikuar dënimin më të madh nga diktatori Kim Jong-un, atë të dënimit me vdekje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë studentin në një shfaqje shtetërore cirku në kryeqytetin Pyongyang.
Edhe pse ngjarja paraqiste akrobacione dhe veprime të kafshëve të shoqëruara me këngë patriotike, ato nuk ishin të mjaftueshme për të tërhequr djaloshin.
Një turist në mesin e turmës e fotografoi studentin derisa ai flinte gjatë performancës – një shenjë kjo që mund të merrej si e mosrespektimit të liderit suprem Kim.
Dënimet për “fjetje” gjatë shfaqjeve shtetërore nuk janë të panjohura në Korenë e Veriut.
Koreja e Veriut ekzekutoi një ministër të lartë që besohet të ketë rënë në gjumë gjatë një fjalimi të liderit Kim.
Gjithashtu Kim Yong-jin, zëvendës-kryeministri për arsimin, pagoi çmimin për “qëndrimin e tij të keq” në parlamentin e Koresë së Veriut. /Telegrafi/