Telegrafi

Kapet me drogë afër shkollës në Ferizaj

Njësiti policor në Ferizaj, saktësisht në hyrje të një shkolle ka ndaluar tre meshkuj shqiptarë, njofton policia.

Gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit (i mitur), shtetas i Maqedonisë është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.70 gram.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.