Në pranga kanë rënë, tre shqiptare dhe në kërkim është shpallur një tjetër, 22 vjeç Sipas policisë, janë arrestuar një 54 vjeçar shqiptar së bashku me të birin 20-vjeç dhe një 22 vjeçar shqiptar, ndërsa kërkohet një tjetër i dyshuar i moshës 25-vjeç dhe një shtetas ende i padientifikuar.
Ata akuzohen për veprat penale të grabitjes, armëmbajtjes pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike në Korfuz. Konkretisht, policia i faturon atyre rreth 30 grabitje në zona të ndryshme të Korfuzit, të pajisjeve elektronike dhe bizhuterive floriri, me vlerë totale 73 mijë euro, 500 dollarë dhe 30 mijë lekë të reja shqiptare.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesat e tyre, veç sendeve floriri dhe pajisjeve elektronike u gjetën edhe një pistoletë USP që e kishin grabitur në banesën e një polici korfiat, si dhe një sasi prej 800 gram, lëndë narkotike “cannabis sattiva”, raportoi Panorama./Telegrafi/