Site icon Telegrafi

Kapet banda e “specialistëve” shqiptarë të grabitjes, media italiane publikon pamjet (Video)

Kanë dalë pamjet e një prej vjedhjeve të bandës së “specializuar” shqiptare në Bolonja të Italisë, një prej të paktën 20 grabitjeve që banda kishte kryer brenda 3 muajve në shtëpitë e italianëve.

Media e shtetit fqinj ka publikuar pamjet e kapura nga një kamera sigurie, ku 6 shqiptarët kanë arritur të vjedhin një sasi prej rreth 250 mijë eurosh, përfshi këtu para, bizhuteri dhe mallra të tjerë me vlerë.

Policia ka arritur t’i vërë në pranga shqiptarët, të cilët kanë kryer një sërë goditjesh gjatë intervalit gusht0 shtator në 4 zona të Italisë në Bolonjë, Casalecchio, Castenaso dhe Granarolo.

Të ndaluarit shqiptarë janë:

Ridvan Kerci, ditëlindja 1988

Elton Mhilli, ditëlindja 1993

Daniel Lleshaj, ditëlindja 1997

Mark Pergjeci, ditëlindja 1993

Rudolf Plishta, ditëlindja 1987

Erjon Trashaj, ditëlindja 1994

Exit mobile version