Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së hënës qytetin e Durrësit, ku në banesën e tij është gjetur i masakruar një i moshuar i identifikuar si Paulin Gina 82 vjeç.
Ka qenë policia që konstatoi trupin e pajetë të të moshuarit në një apartament në lagjen 16 të qytetit bregdetar. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari jetonte vetëm ndërsa ka qenë familjarët e tij që jetojnë jashtë vendit që kishin kërkuar ndihmën e policisë pasi 82-vjecari nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike.
Në vendngjarje, policia konstatoi se i ndjeri ishte dëmtuar me mjete prerëse e mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, çka mendohet që I kanë shkaktuar edhe vdekjen.
Nga hetimet e nisura policia ka mundur brenda pak orëve të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të këtij krimi, dhe ka shpallur në kërkim 39-vjecarin Fation Janina, komshi me viktimën. Gjithashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 2 thika dhe një çekiç me të cilat dyshohet se është kryer vrasja.
Paraprakisht dyshohet se 39 vjeçari ka dashur në grabisë të moshuarin pasi mendonte se të afërmit që jetojnë jashtë vendit i kishin dërguar para. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia dyshon se viktima dhe autori mund të jenë përleshur derisa ky i fundit ka përdorur thikën dhe çekiçin për të neutralizuar 82-vjecarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Komshinj të viktimës, kanë deklaruar për policinë se autori i dyshuar njihej si person problematik, i papunë dhe që konsumonte alkool. /Telegrafi/