Një person është arrestuar në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën e drejtonte është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike, dy karikator dhe shtatë fishekë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe vetura, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.