Telegrafi

Kapet me 53 kilogram marijuanë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar në Kostur të Greqisë pasi është kapur me drogë.

Operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur

I riu shqiptar është arrestuar , teksa ishte futur në tokën greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kilogram marijuanë, të cilat janë sekuestruar, raporton Euronews Albania.

Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria. /Telegrafi/