Telegrafi

Kapet 35-vjeçari me 30 doza heroinë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur 30 doza heroinë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Vlorës, Fatmir Jonuzaj është kapur nga shërbimet policore në lagjen ”Isa Boletini”, pranë vendit të quajtur ”Tre Serviset”, me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/