Policia e Danimarkës ka parandaluar e më pas ka arrestuar një azilkërkues iranian, 22 vjeçar, i cili kishte kërcënuar se do ta hedhë veten në erë.
Iraniani i cili kishte hipur në kulm të një ndërtese tha se këtë po e bënte për shkak të “zemrës së thyer”, thotë Policia.
Është raportuar se incidenti në ujdhesën daneze, Funen, ishte i ndërlidhur me ngjarje private romantike dhe se nuk kishte për qëllim ndonjë gjest politik.
Policia tha se kjo situatë e tensionuar përfundoi në momentin kur negociatori policor e bindi djaloshin që të tërhiqej nga plani i tij.