Site icon Telegrafi

Kapet me 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 66-vjeçari në Shkodër

Një 66-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur duke transportuar drejt Malit të Zi, 13 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Aksi” është arrestuar shtetasi A. K.

Sekuestrohen automjeti (furgon), 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Beltojë”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit (furgon) me drejtues shtetasin A. K. Në këtë automjet ishin pasagjerë 13 shtetas të huaj (nga Bangladeshi dhe India), të cilët dyshohet se shtetasi A. K. i kishte marrë në Sarandë dhe po i transportonte, kundrejt pagesës, në drejtim të kufirit me Malin e Zi, me qëllim që ata të kalonin në vendet e BE-së”- njofton policia.

Automjeti tip “Huyndai” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare, 22 000 lekë dhe 450 euro.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. /Telegrafi/

Exit mobile version