Policia italiane e Olbias në rajonin e Sardenjës ka vënë në pranga shqiptarin B.O 43 vjeç me akuzën e trafikut të drogës.
Shqiptari banues në Emilia Romagna ka udhëtuar me tragetin e linjës nga porti i Livornos në portin e Olbias së bashku me vajzën e tij 5 vjeç e bashkëshorten me kombësi rumune.
Gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur të fshehur në aribagun e pasagjerit, 6 kg kokainë e 16 gramë heroinë.
Sipas policisë italiane droga e cilësisë mjaft të pastër do t’i sillte një përfitim rreth 1 milionë e gjysëm euro.
Ndaj shqiptarit është lëshuar masa e arrestit me burg, ndërsa bashkëshortja e tij rumune do të hetohet në gjendje të lirë./Ora News.tv/